Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 53

لِيَجْعَلَ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ فِتْنَةً لِلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ وَالْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ ۗ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَفِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ 53 ٥٣

(Perëndia don) të bëjë atë që e hedhë djalli, sprovë për ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe për ata, zemrat e të cilëve janë të egra. Me të vërtetë, zullumqarët janë në përçarje të madhe; (53)

Tefsiri

Për ta bërë atë

(ngatërresën)

që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje

(munafikët)

dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta.

-Allahu dëshiron që këto ngatërresa që hedh shejtani i mallkuar, t’i bëjë si sprovë për dy grupe njerëzish, për të cilët Ai nuk do t’ia dijë. Ai thotë se, së pari, këto ngatërresa janë “sprovë për ata që kanë zemër të sëmurë (munafikët). Këta ose nuk kanë fare iman, ose e kanë imanin të dobët dhe u mungon siguria e plotë në fjalët e Zotit. Tek të tillë njerëz ndikon qoftë edhe një dyshim i vogël, që u del përpara. Këta, kur dëgjojnë diçka nga ato dyshime e ngatërresa të shejtanit, u futet pasiguria e dyshimi në zemër, dhe kjo bëhet sprovë për ta. Grupi i dytë janë “ata që i kanë zemrat e ngurta”, pra, ata me zemër të ashpër. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj paralajmërimi ose qortimi. Për shkak të vrazhdësisë e ngurtësisë së tyre, ato zemra nuk janë në gjendje të kuptojnë asgjë nga Allahu dhe Profeti i Tij.

Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe. -

Ata janë në kundërshtinm të hapur me Allahun dhe inatçorë e mendjemëdhenj kundrejt së vërtetës, në të cilën ftohen ta pasojnë. Gjithmonë e kundërshtojnë me forcë të vërtetën dhe shkojnë shumë larg të drejtës. Ngatërresat e shejtanit bëhen sprovë për këta dy lloje grupesh. Prej këtyre sprovave del në pah ajo që ata fshehin në zemër, duke u shfaqur ligësia që mbajnë brenda. Ndërsa për një grup të tretë është mëshirë dhe mirësi çdo sprovë që i kap dhe ngatëresat e të mallkuarit nuk i dëmtojnë aspak. Thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë