Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 56

الْمُلْكُ يَوْمَئِذٍ لِلَّهِ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ ۚ فَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ 56 ٥٦

I tërë pushteti, atë ditë i përket Perëndisë. Ai do të gjykojë në mes tyre: ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntive, (56)

Tefsiri

Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre. -

Ditën e Kijametit, i gjithë mbretërimi e sundimi është vetëm në dorë të Allahut. Ai do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi dhe bamirësi.

Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në xhenetet e kënaqësive. -

Ata të cilët besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, dhe pastaj bëjnë punë të mira sipas besimit, duke e vërtetuar me vepra këtë besim, këtyre u jepet premtim Xheneti i mirësive. Në kopshtet e Xhenetit do të shijojnë mirësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit, mirësi që askush nuk mund t'i përshkruajë, madje as nuk mund t'i konceptojë në këtë botë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë