Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّهُ يُحْيِي الْمَوْتَىٰ وَأَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
meqë Perëndia ekziston, dhe Ai është – i pushtetshëm për t’i ngjallë të vdekurit, dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë, (6)
Kjo është kështu sepse Allahu është e Vërteta,... –
Allahu është i vetmi Krijues, Sundues, Furnizues e Rregullues i çështjeve të krijesave, dhe për këtë arsye është i Vetmi që meriton adhurimin. Askush nuk meriton adhurimin veç Allahut. Vetëm adhurimet përkushtuar Atij janë të vërteta dhe të vlefshme, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë....se Ai i ringjall të vdekurit... -
Ai do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i risjellë në jetë, ashtu sikurse e filloi krijimin nga hiçi dhe ashtu siç e ringjall tokën pasi është shkretuar.... dhe se është Ai që ka Fuqi për gjithçka. -
Allahu ju tregon pushtetin e plotë në krijimin e Tij. Gjithashtu, ato shembuj tregojnë se:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë