Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ تَعْرِفُ فِي وُجُوهِ الَّذِينَ كَفَرُوا الْمُنْكَرَ ۖ يَكَادُونَ يَسْطُونَ بِالَّذِينَ يَتْلُونَ عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا ۗ قُلْ أَفَأُنَبِّئُكُمْ بِشَرٍّ مِنْ ذَٰلِكُمُ ۗ النَّارُ وَعَدَهَا اللَّهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
E, kur t’ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti, do të vërejsh në fytyrat e atyre që nuk besojnë – pakënaqësinë e madhe; ata duan të vërsulen ndaj atyre, që i lexojnë ajetet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve se çka është më e keqe se ajo? – Zjarri! Perëndia, ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!” (72)
Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim. -
Shenjat dhe shpalljet e Zotit janë të qarta dhe madhështore. Ato janë të mjaftueshme për të dalluar të vërtetën nga e kota. Por këta të mjerë as nuk ua hedhin sytë, prandaj nuk ngritën kokë me ta. Madje, në fytyrat e jobesimtarëve vëren urrejtje. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes ndaj kësaj shpalljeje.Ata janë gati t'u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. -
Ata janë gati të ushtrojnë dhunë dhe madje t’i vrasin njerëzit që u lexojnë atyre ajetet Tona. Kjo është urrejtja dhe armiqësia e tyre ndaj të vërtetës dhe bartësve të saj. Nuk ka dyshim se kjo është një gjendje shumë e keqe, një gradë shumë e ulët, ku mund të zbresë një njeri. Por le ta dinë se ka një gjendje tjetër shumë më të keqe. Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë. -Kjo gjendje e ka të ligën dhe vuajtjen të pafundme. Madje, dhimbjet dhe vuajtjet kanë për t’iu shtuar në vazhdimësi e përjetësisht kësaj kategorie.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë