Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 8

وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُنِيرٍ 8 ٨

Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë, (8)

Tefsiri

E megjithatë ka prej njerëzveqë polemizojnë rreth Allahut, pa kurrfarë diturije, pa udhëzim dhe pa Libër të Ndritur. -

Këtu bëhet fjalë për polemikën e shejtanëve të mallkuar dhe të rebeluar kundër Zotit. Në ajete e mësipërme u fol për ata që janë pasues të shejtanëve, ndërsa në këto ajete flitet për shejtanët që polemizojnë kundër të vërtetës dhe ftojnë në devijime e bidate. Allahu i Madhëruar na tregon se: “Ka njerëz që polemizojnë rreth çështjes së Allahut, pa ditur asgjë, pa patur udhëzim dhe libër të ndritur.” Ata polemizojnë nëpërmjet të kotës kundër profetëve të Zotit dhe pasuesve të tyre të denjë. Nëpërmjet të kotës, ata duan të mposhtin të vërtetën. Ata polemizojnë, siç thotë Zoti, pa patur dituri të saktë dhe pa pasur udhëzim dhe dritë nga Ai. Në polemikat e tyre nuk mbështeten në ndonjë udhëzues, as në logjikë të pastër dhe as në ndonjë njeri të udhëzuar, që ndjek Shpalljen e Zotit. Ata nuk kanë as “libër të ndritur”. Ata nuk kanë as argumente logjike dhe as fetare. Ata ndjekin veçse hamendësime e dyshime, që ua inspiron shejtani i mallkuar, siç thotë i Madhëruari: “Shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata." [En’am 121].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë