Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 106

قَالُوا رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَالِّينَ 106 ١٠٦

Do të thonë ata: “O Zoti ynë, neve na ka munduar e keqja jonë, andaj jemi bërë popull i humbur. (106)

Tefsiri

Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. -

Ata i mposhti padrejtësia dhe refuzimi i së vërtetës, prandaj gjithmonë i ndoqi e liga dhe poshtërimi. Ata u bënë fatzinj, për shkak të refuzimit dhe mosbindjes ndaj së drejtës. Ata u bënë të pafuqishëm për t’iu shmangur rrugës së humbjes, sepse vetë e zgjodhën atë që u sillte dëm dhe i largonte nga e mira. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur." Ata e pranojnë se ishin të humbur e injorantë. Ata kishin njohuri për të vërtetën, por ishin të humbur sepse nuk kanë punuar sipas saj dhe nuk janë nënshtruar të adhurojnë Zotin sipas Shpalljes. Ata e pranojnë se vepronin si mendjelehtë e të humbur, që nuk arrijnë të dallojnë të mirën e vetes dhe dëmin e saj, si tregon Allahu në një tjetër ajet: "Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!" [Mulk 10, 11].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë