Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 111)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 111

إِنِّي جَزَيْتُهُمُ الْيَوْمَ بِمَا صَبَرُوا أَنَّهُمْ هُمُ الْفَائِزُونَ 111 ١١١

Unë, i kam shpërblyer ata sot, për durueshmërinë e tyre, e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar. (111)

Tefsiri

Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durueshëm. -

Sot, Unë po i shpërblej ata për bindjen ndaj Meje dhe për durimin kundrejt mundimeve që ju u jepnit me talljet tuaja. Me punë të mira dhe me durimin e plotë, arritën gradën e lartë, që Zoti thotë:

Ata janë, vërtet fitimtarët. -

Ata fituan mirësitë e përjetshme dhe shpëtimin nga Zjarri i ndezur fort, ashtu siç thuhet në një ajet tjetër: “Por sot janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?" [Mutaffifin 34 - 36]. Duke i qortuar, Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre fatzinjve dhe, duke i bërë të shohin mendjelehtësinë e tyre, u thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë