Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 112)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 112

قَالَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِي الْأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ 112 ١١٢

(Engjëlli) do të thotë: “Sa vjet i keni kaluar në Tokë (botë)?” (112)

Tefsiri

Atyre do t'u thuhet: “E sa vjet keni qendruar në tokë?” -

Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër, ata kanë bërë aq shumë të këqija sa meritojnë zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut. Ata janë treguar mendjelehtë, sepse nuk e kanë shfrytëzuar këtë kohë të shkurtër për të bërë vepra të mira dhe për të fituar përjetësinë, ashtu siç veprojnë besimtarët, të cilëve Zoti u dhuroi urtësi e mençuri dhe ata fituan lumturinë e përjetshme dhe kënaqësinë e Zotit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë