Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَلَيْهَا وَعَلَى الْفُلْكِ تُحْمَلُونَ
dhe ju, me ato dhe me anije barteni. (22)
Dhe mbi to ashtu si edhe mbi anije ju
(ngarkoni dhe)udhëtoni. -
Ju bëmë të mundur mjete transporti tokësore, nëpërmjet të cilave lëvizni mallrat e gjërat tuaja të rënda në vende të largëta. Zoti jua mundësoi këto mjete e ju mësoi si të punoni. Ai ju mësoi të ndërtoni edhe anije e mjete lundrimi, për udhëtimet detare. Atëherë, Ai që begaton me të tilla mirësi dhe dhuron nga bujaria e Tij, Ai e meriton mirënjohjen e plotë dhe të gjitha lavdërimet. Njeriut duhet të përpiqet me gjithçka që ka për t’i përkryer adhurimet për Allahun e Lavdëruar dhe t'i përdorë të gjitha mirësitë që Ai i dhuron veçse për t’iu bindur Atij dhe asnjëherë për ta kundërshtuar e për gjynahe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë