Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَوْمِهِ مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُرِيدُ أَنْ يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَنْزَلَ مَلَائِكَةً مَا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju e don vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’i dërgonte engjëjt; kështu diçka – nuk kemi dëgjuar nga të parët tanë të lashtë, (24)
Po të dëshironte, Allahu do të dërgonte melekë. -
Kjo tregon një tjetër arsyetim të kotë të idhujtarëve dhe mohuesve, të cilët e kushtëzonin besimin e tyre me një kërkesë të kotë, pra, që Zoti të dërgonte melekë si profetë ndër njerëz në tokë. Edhe pse nuk ka dyshim që Allahu mund të dërgojë melekë, nëse e dëshiron diçka të tillë, nuk duhet të harrojmë se Ai është Hakim - i Urtë dhe Rahim- Mëshirëplotë. Si i tillë, urtësia dhe mëshira e Tij presupozojnë që profetët të jenë nga lloji i njerëzve, sepse ndër të tjera, njerëzit nuk kanë fuqi të komunikojnë me një melek të Zotit. Pra, edhe sikur t’u vinte një melek, ai do t’u paraqitej me formën e një njeriu-burrë, dhe kështu do të ngatëroheshin sërish: “Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek?” Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu, e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet.” [Enam 8, 9]. Një tjetër arsyetim i mohuesve është edhe:Ne nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë. -
Ata pretenduan se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që Zoti të dërgonte profetë ndër njerëz. Po ata nuk kishin asnjë argument në këto fjalë, sepse ata nuk mund të pretendonin se dinin gjithçka nga ndodhitë e popujve të shkuar. Kështu, injoranca e tyre rreth diçkaje nuk mund të vlente si argument. Sidoqoftë, edhe sikur të ishte e vërtetë që më parë nuk ishte dërguar ndonjë profet, dy do të ishin mundësitë e arsyetimit të drejtë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë