Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ أَنِ اصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ ۙ فَاسْلُكْ فِيهَا مِنْ كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَنْ سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ مِنْهُمْ ۖ وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۖ إِنَّهُمْ مُغْرَقُونَ
Dhe Ne, i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen dhe frymëzimin Tonë, e kur të vie urdhëri Ynë e vëlon furra (gufon uji), ngarko në anije prej çdo lloj gjallese – nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përpos atyre që ka qenë fjala (për dënim), dhe mos M’u drejto, për ata që kanë bërë zullum, se ata, me të vërtetë, do të fundosen. (27)
Kështu, Ne i shpallëm Nuhut: “Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë! -
Allahu i Madhëruar iu përgjigj Nuhut duke i dhuruar mjete dhe çdo gjë të nevojshme për shpëtimin nga ndëshkimi që do të zbriste. I Madhëruari e urdhëroi Nuhun: "Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë!" Pra, fillo ndërtimin e anijes për udhëtimin tonë dhe me ndihmën tonë. Ti do të jesh nën mbrojtjen Tonë dhe përkujdesin e vazhdueshëm, sepse Ne do të të shohim e dëgjojmë gjithmonë.Pastaj, kur të vijë urdhri Ynë dhe të shpërthejnë burrimet e Tokës, atëherë ngarko në të nga një çift prej secilit lloj – mashkull dhe femër. -Pra kur të vijë urdhri Ynë për tufanin me të cilin do të ndëshkohen, toka do të shpërthejë me burimet e saj, madje edhe nga guvat e zjarrta vullkanike do të shpërthejë ujë. Kur kjo të ndodhë: "atëherë ngarko në anije nga një çift prej secilit lloj!" Pra, fut në anije nga çdo lloj kafshe në çift, që nga ata të vazhdojë jetën lloji i tyre e të shumohen në Tokë. Kështu do të vazhdojnë jetën në Tokë ata që Zoti do t’i lejojë me urtësinë e Tij.Le të hipë edhe familja jote, me përjashtim të atyre, për të cilët tashmë është marrë vendimi. -
Hipe në anije edhe familjen tënde, përveç atij që u vendos të mbetet me të ndëshkuarit, - dhe ky ishte djali i Nuhut.Dhe mos kërko
(falje)prej Meje për ata që janë keqbërës, sepse ata do të mbyten. -
Mos m’u lut mua për shpëtimin e tyre, sepse urdhri i Zotit tashmë është dhënë e ka marrë fund që ata do të jenë me të ndëshkuarit, të mbyturit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë