Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 60

وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ 60 ٦٠

dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, - (60)

Tefsiri

Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë... -

Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre, që ta plotësojnë atë me të cilën janë urdhëruar dhe bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për të plotësuar e përkryer namazin, zekatin, haxhin, sadakanë e punët e tjera të mira që Zoti u ka kërkuar. Dhe me gjithë këto përpjekje të tyre të sinqerta, Allahu thotë për ta:

... me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre,...

-Ata janë të frikësuar për ditën kur do të takohen me Zotin dhe veprat e tyre të dalin para Tij. Ata i frikësohen qëndrimit para Tij dhe druhen se veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Çdo punë e mirë dhe e mbarë për të cilën dëgjojnë dhe u jepet mundësia për ta bërë, ata nxitojnë ta kryejnë në formën më të plotë e të përkryer. Ata shohin se si eulijatë dhe të zgjedhurit e Zotit garojnë e nxitojnë të mbushen me sevape e mirësi për t’u afruar Zotit, prandaj edhe këta garojnë. Edhe nëse mund të ndodhë që, për shkak te dobësisë së tyre, nuk i arrijnë dot eulijatë e Zotit dhe veprat e tyre të mira, përsëri Zoti i njofton këta fatlumë se ato të mira që i synojnë kanë për t’i arritur:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë