Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ
ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët. (61)
Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. -
Ata kanë për t’i arritur mirësitë që synojnë dhe për të cilat punojnë. Si këta, edhe të parët, Allahu i dalloi dhe ua parapriu të mirën, prandaj ata do të jenë të lumtur dhe do të arrijnë çdo të mirë. Pas përmendjes së garimit të tyre në punë të mira dhe përpjekjet e mëdha në plotësimin e tyre, mbase dikush mund të mendojë gabimisht se ajo që kërkohet prej tyre është diçka e pamundur ose shumë e vështirë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë