Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَلْ قُلُوبُهُمْ فِي غَمْرَةٍ مِنْ هَٰذَا وَلَهُمْ أَعْمَالٌ مِنْ دُونِ ذَٰلِكَ هُمْ لَهَا عَامِلُونَ
Por, zemrat e mohuesve janë indiferente ndaj kësaj (Kur’anit), e ata kanë punë tjera më të këqia se këto që i punojnë (vazhdimisht). (63)
Por zemrat e tyre
(mohuesve)janë të verbuara... -
Allahu i Madhëruar na përshkruan zemrat e atyre që mohojnë profetët dhe shpalljet e Tij, duke thënë se ato janë të zhytura në padituri e padrejtësi, harame e shkujdesje ndaj së vërtetës. Ata i kanë kthyer shpinën asaj dhe kjo i pengon ata nga Kur'ani. Atyre nuk u bëhet mbarë që të arrijnë te Kur'ani dhe asgjë prej tij nuk arrin në zemrat e tyre, siç thotë Zoti i Madhëruar: “Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. E, kur ti (O Muhamed)e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.” [Isra 45, 46]. Kështu, duke qenë se zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e mohimin e së vërtetës, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të ulëta kufri dhe në kundërshtim me Sheriatin e Zotit, gjë që e bën të detyruar ndëshkimin e tyre.... dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija. -
Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë të ulëta kufri e poshtërsie, por ti mos u çudit nga afatizimi i Zotit për ta dhe mosndëshkimi i tyre. Allahu i Urtë dhe i Plotpushtetshëm i afatizon ata, që të mund t'i kryejnë ato vepra që është shkruar se do t’i bëjnë. Por kur ata t'i bëjnë dhe t’i plotësojnë ato, atëherë do të tmerrohen kur t’i godasë zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë