Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 64)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 64

حَتَّىٰ إِذَا أَخَذْنَا مُتْرَفِيهِمْ بِالْعَذَابِ إِذَا هُمْ يَجْأَرُونَ 64 ٦٤

E, kur filluam t’i dënojmë pasanikët e tyre, ata atëherë vajtonin (duke kërkuar ndihmë). (64)

Tefsiri

Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar,... -

Bëhet fjalë për ata që janë mësuar me luksin e stolitë e shumta të kësaj bote dhe asnjëherë nuk janë prekur nga ndonjë bela e vështirësi. Pikërisht këta njerëz të padrejtë e keqbërës, kur t’i prekë dënimi i Zotit:

... ata do të ngrenë zërat me lutje

(për ndihmë). - Do të ulërasin nga dhimbjet, të cilat duken shumë më të forta për shkak se nuk janë mësuar me to. Ata kërkojnë ndihmë me përgjërim, por do t'u thuhet:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë