Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 68

أَفَلَمْ يَدَّبَّرُوا الْقَوْلَ أَمْ جَاءَهُمْ مَا لَمْ يَأْتِ آبَاءَهُمُ الْأَوَّلِينَ 68 ٦٨

Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre? (68)

Tefsiri

A nuk mendojnë ata thellë mbi fjalën e Allahut (Kur’anin), ... -

Pse nuk meditojnë rreth këtij Kur'ani? Kjo do të sillte imanin në zemrat e tyre, do t'i shëronte dhe do t’i shpëtonte nga kufri. Por ata i goditi një bela e madhe, për shkak të refuzimit dhe shpërfilljes së këtij Kur'ani. Kjo tregon se të medituarit në Kur'an sjell vetëm të mira dhe të mbron nga të këqijat. Ajo që i pengoi ata nga meditimi në Kur'an ishte fakti se zemrat e tyre ishin të kyçura.

... apo mos u ka ardhur diçka

(e re)

, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur? -

Apo mohuan sepse Kur'ani solli diçka që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre? Ata e refuzuan Kur'anin dhe Profetin, sepse ndoqën rrugën e të parëve të tyre, që ishin të humbur. Ata kundërshtonin çdo rrugë që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre. Allahu na tregon fjalët e tyre, kur thotë: "Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” [Zuhruf 23, 24]. Nëse do të kishit synim të ndiqnit të vërtetën, ju do ta bënit. Megjithatë, përgjigjja e tyre ishte: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë