Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 73

وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 73 ٧٣

Ti, me të vërtetë, i fton ata në rrugën e drejtë. (73)

Tefsiri

Me të vërtetë, ti po i fton ata në Rrugë të Drejtë. -

Në këto ajete të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar na tregon të gjitha ato rrugë e shkaqe që sjellin imanin në zemër dhe ato gjëra të cilat e pengojnë imanin të hyjë në zemër. Ai na tregon, gjithashtu, dëmin e madh që ato i sjellin zemrës së njeriut. I Lartësuari i shtjellon ato njëra pas tjetrës. Një pengesë që i Lartësuari përmend është fakti që zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e padrejtësi. Së dyti, ata nuk meditojnë mbi Fjalën (Kur'anin) që po u shpallet. Së treti, ata pasojnë verbërisht rrugën e të parëve të tyre. Së katërti, ata i quajtën profetët e tyre të çmendur, siç u përmend më parë. Ndërsa ndër ato vepra që sjellin dhe bëjnë të mundur imanin e pastër, i Madhëruari përmend:

1 Të medituarit rreth Kur'anit.

2 Mirënjohja për mirësitë e Allahut.

3 Njohja e Profetit (a.s) dhe gradës së tij të lartë, e sinqeritetit dhe besnikërisë së tij të plotë, dhe faktit se ai nuk kërkoi asnjë shpërblim për profetësinë dhe sjelljen e Shpalljes te njerëzit.

4 Bindja se të gjitha përpjekjet e Profetit synonin mirësinë për njerëzit dhe dobinë e tyre.

5 Bindja në faktin se ajo ku na fton ky Profet është e vetmja rrugë e drejtë, që na ofron lumturi në të dyja jetët. Kjo rrugë është e thjeshtë për t’u ndjekur, e kuptueshme për të gjithë që ta ndjekin. Ajo është e vetmja rrugë që të mundëson arritjen e synimeve të larta. Rruga e Muhamedit është e njëjtë me rrugën e Ibrahimit (a.s) dhe feja e tij është hanifijetun semhatun. Hanifijetun d.m.th: rruga e teuhidit të sinqertë për Zotin; ndërsa ‘semhatun’ është tolerante në veprat që kultivon dhe sendërton tek robërit. Vetëm duke medituar me kujdes në rrugën e drejtë që të fton Muhamedi, do të ishte mëse e mjaftueshme për të krijuar bindjen e plotë në zemër se ajo është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Ajo të jep vullnetin e mjaftueshëm për t’u nënshtruar dhe për ta ndjekur atë. Kjo rrugë është në sinkron të plotë me natyrën e pastër dhe të papërlyer të njeriut dhe me logjikën e ftohtë dhe objektive. Çdo mendje e drejtë dhe natyrë e pastër gjykon për bukurinë dhe vërtetësinë e rrugës së Muhamedit (a.s). Ajo i ofron njerëzimit çdo të mirë në formën më të plotë dhe e ruan nga çdo e keqe.Atëherë, ku shkojnë këta të mjerë, nëse nuk të pasojnë dhe nuk të ndjekin ty në rrugën tënde të drejtë? Ata nuk kanë asnjë mundësi për të gjetur rrugën e drejtë, nëse heqin dorë nga rruga jote. Kurrë nuk kanë për të gjetur mirësinë, sepse:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë