Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 90)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 90

بَلْ أَتَيْنَاهُمْ بِالْحَقِّ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ 90 ٩٠

Jo, Na u kemi sjellë atyre të Vërtetën, por ata, vërtetë janë gënjeshtarë: (90)

Tefsiri

Ne u kemi sjellë atyre të Vërtetën

(të qartë)

. Por, ata

(që mohojnë ringjalljen) j

anë, me të vërtetë gënjeshtarë. -

Ne u sollëm këtyre mohuesve të vërtetën e sigurt. Kjo shpallje përmban lajmet e sigurta dhe të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo përmban drejtësinë në urdhëresat, ndalesat dhe çdo ligj e kufij i vendosur. Atëherë ç'është me ta që nuk e pranojnë këtë shpallje kur dihet se ajo është mëse e meritueshme që ta besosh e ti nënshtrohesh për të jetuar sipas saj? Për më tepër që ata nuk kanë ndonjë udhëzim që t’ia venë kundër kësaj shpalljeje, përveç mashtrimeve e padrejtësisë. Prandaj dhe i Madhëruari tha: "Ata (që mohojnë ringjalljen) janë me të vërtetë gënjeshtarë." Pastaj tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë