Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 94)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 94

رَبِّ فَلَا تَجْعَلْنِي فِي الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 94 ٩٤

atëherë, o Zoti im, mos më lë mua me popullin zullumqarë!” (94)

Tefsiri

Atëherë, o Zoti im, mos më përfshi mua

(në ndëshkim)

me atë popull keqbërës! -

Pra më ruaj dhe më mbro mua nga ajo me të cilën do t’i godasësh ata. Më ruaj nga ato gjynahe dhe padrejtësi me të cilat i ke sprovuar ata dhe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin. Ndëshkimi nëse godet në një vend, i përfshin të gjithë, keqbërësit dhe të tjerët, nëse ligësia është përhapur shumë. Pastaj, Allahu i Madhëruar duke treguar se dënimi i tyre është shumë afër thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë