Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ ۚ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ
Largoje të keqen me atë që është më së miri. Na, më së miri dimë të vërtetën që përshkruajnë ata. (96)
Ktheje të keqen me atë që është më e mira! -
Nëse armiqtë e tu të rëndojnë e sillen keq kundër teje me fjalë ose me vepra, ti mos ua kthe po me të keq. Edhe pse dënimi me barazi i keqbërësit është i lejuar dhe drejtësi, morali i lartë kërkon që ligësisë së tyre t’i kundërpërgjigjesh me mirësi. Kjo është një lloj bamirësie ndaj keqbërësit. Ndër të mirat që sjell kjo sjellje është edhe reduktimi e zbutja e ligësisë së tjetrit mbi ty. Ai do të zbutet që në atë moment, madje edhe më shumë më pas. Kjo mirësjellje e afron keqbërësin më afër të mirës dhe drejtësisë dhe e bën më të gatshëm për të pranuar prej teje. Kjo do të bëjë, gjithashtu, që ai të ndiejë më shumë keqardhje dhe pendesë për sjelljen e padrejtë të tij. Nëse bamirësi pajiset me durim e mirësjellje, me falje e moral të mirë, ka për ta mposhtur shejtanin e mallkuar dhe ka për të marrë shpërblim të madh nga Zoti i tij, siç thotë i Lartësuari: " Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë; por kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët." [Shura 40]. Gjithashtu: "E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen)me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërko mbrojtje prej Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri." [Fusilet 34 – 36].Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata. -
Allahu i Madhëruar i di mirë të gjitha ato fjalë kufri të mohuesve. Por Ai është Halim - Falës i dashur dhe i mëshirshëm, që nuk nxiton në ndëshkimin e tyre. Allahu është i duruar dhe i afatizon ata. Ata mohojnë të vërtetën që Zoti e solli, dhe kështu janë duke refuzuar dhe mohuar vetë Zotin, por Ai bën durim. Pra, o Muhamed, edhe ti duhet të bësh durim për ç’thonë ata, madje t’u kundërpërgjigjesh me bamirësi e moral të lartë. Ky është detyrimi kundrejt mundimeve që të japin njerëzit keqbërës. Ndërsa për sa i përket keqbërësve xhindë, me ta nuk vlen morali i mirë, mirësjellja dhe bamirësia. Shejtani e fton palën e vet për të qenë banorë të Zjarrit. Me ta, e vetmja mënyrë që sjell dobi është ajo që Zoti e porosit Profetin e Tij kur thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë