Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Me të vërtetë, ata që i fajësojnë gratë e ndershme, zemërdlirë, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën, dhe për ta ka dënim të madh. (23)
Tefsiri
Vërtet, ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në Botën Tjetër dhe ata i pret një Dënim shumë i madh, ... -Allahu i quan ato gra të pastra "el gafilat", pra, ato janë të tilla që as u shkon ndër mend kurrë një vepër e tillë e ulët. Kështu, ata që i akuzojnë për këto gra: "...janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër." Sigurisht që mallkimi jepet veçse për një gjynah të madh. Madje, Allahu i Madhëruar e përforcon këtë mallkim për ata, duke përmendur se do të vazhdojë në të dyja jetët: "... ata i pret një dënim shumë i madh.' Kjo është shtesë mbi mallkimin. Allahu i largoi nga mëshira e Tij dhe i mbuloi me ndëshkimin dhe zemërimin e Tij.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë