Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا فِيهَا أَحَدًا فَلَا تَدْخُلُوهَا حَتَّىٰ يُؤْذَنَ لَكُمْ ۖ وَإِنْ قِيلَ لَكُمُ ارْجِعُوا فَارْجِعُوا ۖ هُوَ أَزْكَىٰ لَكُمْ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ
E, nëse në to nuk gjeni askë, mos hyni në to, për – derisa të mos u lejohet, e nëse u thuhet juve: “Kthehuni” ju kthehuni! Kjo është më e mirë për ju, e Perëndia di atë që punoni ju. (28)
Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni!... -
Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni, sepse në fund të fundit, i zoti i shtëpisë nuk ju ka privuar nga ndonjë e drejtë e juaja. Nëse ju lejon të hyni, kjo është në dëshirën e tij. Askush nuk ka të drejtë që të zemërohet e të ndizet nga mendjemadhësia në një gjendje të tillë. Madje, Zoti thotë:Kjo është më e ndershme për ju. -
Pra kjo është më afër pastrimit tuaj nga të këqijat dhe ndryshimit dhe animit tuaj drejt të mirës.Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. -
Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së tij, shumë apo pak, mirë apo keq. Ky është gjykimi për të hyrë në shtëpitë e banuara. Ndërsa në lidhje me shtëpitë e pabanuara, Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë