Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
رِجَالٌ لَا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ ۙ يَخَافُونَ يَوْمًا تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ
njerëzit, të cilët shitblerja nuk i pengon në të përmendurit e Perëndisë dhe të cilët bëjnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët druajnë nga Dita, në të cilën zemrat dh shikimet janë të shqetësuara, (37)
Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. -
Kjo është ajo që ua lehtëson lënien e dynjasë e stolive të saj, kur ato bien ndesh me besimin dhe adhurimin e Zotit dhe të pengojnë prej tij. Ata i frikësohen asaj dite të tmerrshme. Ajo është dita kur do të tmerrohen zemrat dhe trupat do të dridhen nga frika. Duke kujtuar vazhdimisht atë ditë, atyre u bëhet e thjeshtë përgatitja për të. Kjo është një këshillë e vyer që Zoti u jep njerëzve për t’i bërë më të përkushtuar në adhurimin e Tij dhe për t’ua lehtësuar shkëputjen nga stolitë e kësaj dynjaje, nëse ato të largojnë nga diçka që është më e mirë, pra, nga adhurimi i Zotit e përgatitja për ditën e vështirë të llogarisë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe inkurajimi e shpresa:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë