Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 43

أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُزْجِي سَحَابًا ثُمَّ يُؤَلِّفُ بَيْنَهُ ثُمَّ يَجْعَلُهُ رُكَامًا فَتَرَى الْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَالِهِ وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَاءِ مِنْ جِبَالٍ فِيهَا مِنْ بَرَدٍ فَيُصِيبُ بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَصْرِفُهُ عَنْ مَنْ يَشَاءُ ۖ يَكَادُ سَنَا بَرْقِهِ يَذْهَبُ بِالْأَبْصَارِ 43 ٤٣

A nuk e vëren ti, se Perëndia i shtyan ngadalë retë, e pastaj i bashkon e i grumbullon njërën mbi tjetrën, e ti sheh shiun se si del nga mesi i tyre dhe bie nga qielli; Ai, prej reve të mëdha si mali, lëshon breshërin, e me të e godit kë të dojë, kurse e shmangë prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij – gati t’i merr sytë. (43)

Tefsiri

A nuk e shikon ti se si Allahu i bën rete të lëvizin me të butë, pastaj i bashkon dhe i bën grumbull?... -

A nuk e ke vështruar me sytë e tu madhështinë e pushtetit të Allahut? A nuk e ke parë si i mbledh Ai retë e vogla e të shpërndara, dhe pastaj i bashkon dhe i bën të mëdha, si male, njëra mbi tjetrën?

Pastaj do të shohësh shiun se si pikon prej tyre. -

Pastaj sheh se si fillojnë pikat e shiut të bien prej atyre reve, për të qenë të dobishme. Kështu fillojmë t’i mbushim burimet, liqenet, lumenjtë e përrenjtë, dhe krijesat përfitojnë prej tyre. Me këtë ujë, toka lulëzon e çelin çifte bimësh të bukura e të dobishme. Por, ndonjëherë, Zoti lëshon edhe breshër, me të cilin shkatërron çfarë të dojë:

Ai lëshon breshër prej së larti nga retë e mëdha si male dhe me të godet atë që do dhe ia largon atij që do. -

Të gjitha bëhen sipas ligjit të Tij të përcaktimit për njerëzit dhe sipas urtësisë, për të cilën Ai meriton të gjitha lavdërimet.

Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së Tij gati sa s’t'i merr sytë. -

Ajo dritë që shkreptin nga mesi i reve gati të verbon, sepse është shumë e fortë. Është Allahu Ai që i krijon retë dhe shiun, që krijesat nevojtare të përfitojnë. Ai e zbret shiun që të jetë i dobishëm dhe jo i dëmshëm. A nuk tregojnë këto se Allahu është i Plotë, Absolut në Pushtetin e Tij, i gjerë në mëshirën e Tij? Vetëm ajo që do Ai zbatohet në këtë gjithësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë