Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاللَّهُ خَلَقَ كُلَّ دَابَّةٍ مِنْ مَاءٍ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ يَمْشِي عَلَىٰ بَطْنِهِ وَمِنْهُمْ مَنْ يَمْشِي عَلَىٰ رِجْلَيْنِ وَمِنْهُمْ مَنْ يَمْشِي عَلَىٰ أَرْبَعٍ ۚ يَخْلُقُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Perëndia ka krijuar çdo lloj shtaze prej ujit: disa nga ato ecin me barkun e tyre, kurse një pjesë ecin në dy këmbë, e disa prej tyre në katër këmbë. Perëndia krijon çka të dojë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë. (45)
Dhe Allahu ka krijuar çdo gjallesë prej ujit. -
Allahu u kujton robërve të Tij të meditojnë në ato krijesa që i shohin në jetën e tyre dhe faktin se është Ai që i krijoi të gjitha ato krijesa e gjallesa që ndodhen në botë. Lënda bazë e të gjitha atyre është uji, sikurse thotë i Madhëruari: "... ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi." [Enbija 30]. Shumë nga gjallesat që shumohen nëpërmjet lindjes pasi femra mbarset nga mashkulli, e kanë fillesën prej uji. Por edhe gjallesat e tokës formohen nga lagështira që gjendet në të. Nuk ka gjë që të mos lindë e formohet nga uji. Edhe pse lënda bazë e ekzistencës është uji, krijesat dhe gjallesat janë të ndryshme e të larmishme. Allahu i Madhëruar thotë:Ka prej tyre që ecin duke u zvarritur me bark,... -
Siç janë gjarpërinjtë e familja e tyre....disa ecin me dy këmbë... -
Siç janë njerëzit e shumë shpendë.... dhe disa që ecin me katër këmbë. -
Si bagëtitë e kafshët e tjera. Shumëllojshmëria e këtyre gjallesave, edhe pse uji është baza e përbashëkt e tyre, tregon se në këtë botë zbatohet ligji dhe dëshira e Zotit, me pushtetin e sundimin e Tij gjithëpërfshirës.Allahu krijon çfarë të dojë. -
Ai krijon çfarë krijese të dëshirojë, bashkë me karakteristikat e tyre.Allahu ka Fuqi për çdo gjë. -
Nga i njëjti ujë dhe e njëjta tokë, Ai nxjerr larmishmëri krijesash e bimësie. Ai thotë: "Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë." [Ra'd 4].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë