Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ جَلْدَةً وَلَا تَقْبَلُوا لَهُمْ شَهَادَةً أَبَدًا ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
Ata që i fajësojnë gratë e ndershme (për kurvëri), e nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihnie me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni më kurrë të dëshmuarit e tyre, këta janë njerëz ngatërrestarë, (4)
Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme... -
Bëhet fjalë për ata që shpifin për gratë e lira dhe të ndershme, por përfshihen edhe burrat e ndershëm, sepse nuk ka dallim mes dy rasteve. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për shpifjen për imoralitet, sepse vetë konteksti e tregon këtë....dhe nuk sjellin katër dëshmitarë... -
Nuk sjellin si dëshmitarë katër burra të drejtë e të besueshëm, që dëshmojnë qartë se është kryer imoraliteti.... t’i rrihni me nga tetëdhjetë kamxhikë... -
Goditen me 80 shkopinj me trashësi mesatare, që ta ndiejnë dhimbjen. Nuk teprohet aq as të shkaktojë vdekjen ose të sjellë dëmtime të rënda, sepse qëllimi është edukimi e jo shkatërrimi e dëmtimi i rëndë i njeriut. Ky është dënimi për krimin e përbaltjes së nderit të besimtarit. Megjithatë, ky dënim ekzekutohet veçse në rastin kur i prekuri nga shpifja plotëson dy kritere: 1) është besimtar dhe 2) është i martuar. Nëse nuk i plotëson këto kritere, shpifja ndëshkohet me mënyra të tjera, që i përcakton gjykata islame, si burgosje etj. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë:...dhe atyre mos ua pranoni kurrë dëshminë!... -
Ky është një dënim tjetër: lëshohet një vendim nga gjykata, që dëshmia e këtij njeriu nuk pranohet dhe është e pavlefshme, derisa ai të shfaqë pendim të dukshëm dhe të pastrojë figurën e tij. Pra, ky krim ka dy dënime: rrahja me 80 shkopinj dhe mospranimi i dëshmisë. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë:... Sepse ata janë keqbërës
(e nuk u pranohet dëshmia). - Ata e kanë thyer bindjen ndaj Allahut. Ligësia e tyre është shumë e madhe, sepse ata i kanë shkelur kufijtë e Zotit dhe kanë shkuar te ndalesat e Tij. Veç kësaj, ata kanë shkelur mbi nderin e vëllait, duke përhapur thashetheme, duke rënduar kështu edhe vëllezërit e tjerë, për të cilët mbase është bërë shkaktar që ata të flasin, të përgojojnë e të përhapin thashethemet. Ai është bërë shkaktar për shkatërrimin e vëllazërisë së imanit, që Zoti ka urdhëruar të lidhet fort mes besimtarëve. Kjo tregon qartë se shpifja është gjynah i madh.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë