Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 64)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 64

أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ قَدْ يَعْلَمُ مَا أَنْتُمْ عَلَيْهِ وَيَوْمَ يُرْجَعُونَ إِلَيْهِ فَيُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۗ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 64 ٦٤

E, me të vërtetë, të Perëndisë janë gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai, di se në çfarë gjendje jeni. Dhe – di Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, e do t’i laj¬mërojë ata për veprat që kanë punuar. E, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë! (64)

Tefsiri

Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. -

Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është Ai që u vendos atyre edhe ligjin e Sheriatit, sipas të cilit duhet të jetojnë dhe të adhurojnë Zotin.

Ai e di gjendjen tuaj... -

Dituria e Allahut përfshin gjithçka rreth gjendjes tuaj, qoftë mirësitë, qoftë ligësitë. Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja. Dituria e Tij absolute i ka përfshirë pa përjashtim dhe lapsi i Tij i ka shkruar me korrektësi. Shkruesit e Tij besnikë i kanë shkruar me përpikmëri ato.

... dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. -

Ditën e Kijametit, Ai ka për t’u treguar të gjitha veprat e tyre, të vogla e të mëdha, fiks ashtu siç janë bërë në realitet. Kundër tyre do të dëshmojnë vetë gjymtyrët e tyre. Nga Zoti ata do të gjejnë ose drejtësinë, ose bamirësinë e Tij. Për të treguar se dituria e Tij përfshin jo vetëm veprat e tyre, por edhe gjithçka tjetër, Allahu thotë:

Allahu Di gjithçka. -

Kështu, Ai përmend diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, pasi përmendi në mënyrë të veçantë diturinë për veprat e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë