Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 9

وَالْخَامِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيْهَا إِنْ كَانَ مِنَ الصَّادِقِينَ 9 ٩

e (betimi) i pestë është të ndjellë zemrimin e Perëndisë ndaj vetes, nëse ai (burri i saj) ka thënë të vërtetën. (9)

Tefsiri

Për herë të pestë duhet të thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai

(im shoq)

ka thënë të vërtetën!". -

Në të pestën shton dhe thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!". Pasi plotësohen procedurat, gjykohet dhe vendoset që ata të dy të ndahen për të mos u lejuar më të bashkohen në këtë jetë. Nëse gruaja është shtatzënë, pas këtij gjykimi ai fëmijë nuk i njihet bashkëshortit. Ajetet tregojnë se për saktësinë e këtij procesi gjykimi është kusht që të thuhen saktësisht formula e dëshmisë dhe mallkimit, me fjalët e sjella në Kur'an, qoftë nga burri, qoftë nga gruaja, dhe është kusht, gjithashtu, të bëhet betimi me radhë, në fillim burri, pastaj gruaja. Betimi duhet bërë pa hequr apo shtuar fjalët e formulës së përcaktuar në Kur'an. Mallkimi bie mbi burrin, nëse akuzon gruan e tij padrejtësisht, ashtu si zemërimi i Allahut bie mbi gruan nëse burri i saj thotë të vërtetën. Pasi realizohet procesi i betimit dhe mallkimit, burrit i hiqet e drejta për atësinë e fëmijës, edhe nëse mund të ketë ngjashmëri. Ngjashmëria nuk merret për bazë në këtë rast gjykimi, sepse ajo është nuk është fakt i prerë, që mund të shërbejë për të hedhur poshtë gjykimin. E drejta e atësisë mund të përfitohet veçse me argumente bindëse.Sot mbase këtë e lehtëson analiza eAND-së dhe metodat shkencore.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë