Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَلْ كَذَّبُوا بِالسَّاعَةِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لِمَنْ كَذَّبَ بِالسَّاعَةِ سَعِيرًا
Jo, (nuk të përgënjeshtrojnë vetëm ty), por, ata e konsiderojnë gënjeshtër edhe ardhjen e Ditës së Kijametit, e Na – për ata që e mohojnë Ditën e Kijametit, kemi përgatitur zjarrin e flakëruar. (11)
Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. -
Arroganti, i padrejti dhe ai që nuk ka asnjë qëllim që të gjejë të vërtetën, është i privuar nga udhëzimi në rrugën e drejtë. Ai nuk mund të shpëtojë nëpërmjet polemikave boshe. Asnjë rrugë nuk hapet para tyre, përveç rrugës së dënimit. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:Dhe Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. -
Ai është një zjarr i madh, i ndezur fort dhe që është i mbushur plot urrejtje dhe zemërim për ata që do të hidhen brenda tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë