Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 20

وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِي الْأَسْوَاقِ ۗ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ ۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا 20 ٢٠

E, Na – edhe para teje kemi dërguar vetëm pejgamberë, të cilët hanin ushqimin dhe shetisnin nëpër tregje, dhe Ne – kemi bërë, që disa prej jush, të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju e duroni! E, Zoti yt i sheh të gjitha. (20)

Tefsiri

Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. -

Ata më përpara thoshin: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?! Të padrejtët thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur." [Furkan 7, 8]. I Madhëruari nuk i ka bërë profetët të tillë që të mos hanë ushqim dhe nuk i ka bërë ata melekë. Edhe ti, o Muhamed, je si të gjithë profetët para teje. Ndërsa për sa i përket varfërisë dhe pasurisë, ata janë sprovë për njerëzit dhe është urtësia e Zotit që vendos për të, siç thotë i Madhëruari:

Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin:... -

Kështu, profetët ishin sprovë për ata ku dërgoheshin. Ata nxirrnin në pah të bindurit nga të pabindurit. Nga ana tjetër, profetët vetë, Zoti i sprovoi duke i urdhëruar që të ftojnë krijesat në rrugën e drejtë. I pasuri është sprovë për të varfërin dhe i varfëri është sprovë për të pasurin. Në këtë mënyrë, sprovohen të gjitha krijesat me njëra tjetrën. Kjo botë është vendi i sprovës dhe belave. Qëllimi i të gjitha këtyre sprovave është që të duket shkalla e durimit. Ai thotë:

... A do të jeni të durueshëm? -

A do të jeni të durueshëm e këmbëngulës dhe të plotësoni me përkushtim e përpikmëri detyrat tuaja, që Zoti ju ka ngarkuar, dhe kështu Ai t'ju shpërblejë? Apo nuk do të bëni durim, dhe kështu të meritoni ndëshkimin?

Allahu është Ai që sheh çdo gjë. -

Ai i di mirë çdo gjendje tuajën, prandaj dhe Ai zgjedh dhe i dallon ata të cilët e meritojnë dhe janë të duhurit për të mbartur Shpalljen e Tij. Ai i di mirë edhe veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Nëse keni bërë vepra të mira, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni bërë të liga, ato do të merrni si dënim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë