Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 28

يَا وَيْلَتَىٰ لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا 28 ٢٨

Ah! Sikur të mos e kisha bërë atë apo këtë mik! (28)

Tefsiri

Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! -

Këta janë shejtanët njerëz dhe xhindë. Atë ditë robi do të dëshironte të mos i kishte bërë ata keqbërës për miq. Këta të mjerë u armiqësuan me Profetin e Zotit, që ishte njeriu më i dashur, me i mëshirshëm e më i dhembsuri, dhe u miqësuan me më të ashprin armik, miqësia me të cilin u solli veçse fatkeqësi e dëshpërim, dënim e poshtërim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë