Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 33)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 33

وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَاكَ بِالْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا 33 ٣٣

Dhe ata – nuk do të sjellin ty kurrfarë shembulli (për të kundërshtuar ty), e që Ne mos ta sjellim të Vërtetën dhe komentimin më të mirë. (33)

Tefsiri

Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë. -

Sa herë që sjellin ndonjë shembull, nëpërmjet të cilit kundërshtojnë të vërtetën dhe refuzojnë Shpalljen, Allahu i Madhëruar shpall të vërtetën, duke të ofruar shpjegimin më të qartë e më të plotë. Ai zbret ajete kuranore, në të cilat përmblidhet e gjithë e vërteta, me kuptimet e saj të qarta dhe të shtjelluara plotësisht. Teksti i këtyre ajeteve është i qartë, dhe po kështu janë dhe kumtet e tyre, të cilat të gjitha janë drejtësi dhe vërtetësi. Në to nuk ka asnjë kotësi e paqartësi dhe as dyshime e pasiguri. Ato ajete sjellin ligje e norma të qarta dhe me terma shumë të kuptueshme e të thjeshta, të mirëshpjeguara, në mënyrë që kumti i tyre të jetë plotësisht i qartë dhe i kuptueshëm. Nga këto ajete kuptohet qartë përkujdesi i madh i Zotit për Profetin dhe për botën mbarë. Nga ky fakt duhet të mësojë e përfitojë çdokush që përcjell një dituri të caktuar, siç janë mësuesit, dijetarët apo vaizët. Ata duhet të kujdesen për ata të cilëve u japin diturinë. Ata duhet t’ua japin diturinë në formën më të dobishme dhe duke shfrytëzuar çdo sezon e periudhë në jetën e njerëzve dhe nxënësve të tyre. Ata duhet të japin atë pjesë të diturisë që është më e përshtatshmja dhe më dobiprurësja, më e thjeshta dhe më lehtësuesja. Kështu janë ftuesit dhe mësuesit e urtë të besimit dhe mirësisë. Sa herë që për njerëzit vjen koha kur ata kanë nevojë për dritën e Shpalljes, këta dijetarë edukatorë sjellin ajetet dhe hadithet e përshtatshme, bashkë me këshillat e duhura. Ky është kuptimi i saktë i ajetit: "Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” Pra, shpjegimi më i qartë dhe më i plotë vjen nga Allahu, i Cili i sjell ajetet krejtësisht të qarta, në dobi të çdo situate dhe në përgjigje të çdo kundërshtimi të mohuesve. Disa nga ata që e teprojnë dhe keqinterpretojnë tekstet e Sheriatit, pretendojnë se ajetet dhe tekstet e Sheriatit shpeshherë duhet të interpretohen ndryshe nga çfarë tregojnë drejtpërdrejt, që të mund të kuptohen qartë. Ato nuk janë të qarta e të plota për krijesat, prandaj mund të kuptohen saktë veçse sipas kritereve filozofike që i vendosin këta “mendjendritur”. Ky është shpjegimi më i mirë dhe më i plotë, sipas tyre. Por, sigurisht ky është një mendim tejet i gabuar dhe i papranueshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë