Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 45

أَلَمْ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ الظِّلَّ وَلَوْ شَاءَ لَجَعَلَهُ سَاكِنًا ثُمَّ جَعَلْنَا الشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلًا 45 ٤٥

A nuk e ke parë ti (pushtetin) e Zotit tënd, si e ka zgjatur hijen, e sikur të kishte dashur, do ta lënte të pandryshueshme, dhe – e kemi bërë Diellin tregues të saj, (45)

Tefsiri
A nuk e sheh ti se si Zoti yt e përzgjat hijen?! Sikur të kishte dashur do ta bënte atë të palëvizshme. Dhe Ne, e bëjmë diellin drejtues të saj

(të hijes), - A nuk e ke parë me sytë e ballit dhe të mendjes pushtetin e plotë të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë?! Ai e shtrin errësirën mbi krijesat para lindjes së diellit. Pastaj, pasi dielli lind, Ai e bën diellin si drejtues të hijes. Nëse nuk do të ishte dielli, nuk do të dilte hija. Kështu, gjërat njihen me të kundërtat e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë