Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 4

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ هَٰذَا إِلَّا إِفْكٌ افْتَرَاهُ وَأَعَانَهُ عَلَيْهِ قَوْمٌ آخَرُونَ ۖ فَقَدْ جَاءُوا ظُلْمًا وَزُورًا 4 ٤

E, mohuesit, thonë: “Ky (Kur’ani) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanë ndihmuar në këtë (edhe) njerëz tjerë”. Ata, (me këtë) kanë bërë zullum dhe akuzë, (4)

Tefsiri

Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky

(Kur’ani)

është veçse një gënjeshtër, që ai

(Muhammedi)

e trilloi dhe për këtë e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë.”. -

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e mohuesve në lidhje me Kur'anin dhe Profetin, fjalë të cilat tregojnë mohimin e tyre. Duke gënjyer, ata thonë se Kur'ani është një mashtrim, të cilin e trilloi Muhamedi (a.s), duke pretenduar se e ka shpallur Allahu. Gjithashtu, ata pretendojnë se, për këtë çështje, Muhamedin (a.s) e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, duke ua bërë të qartë se kjo është veç shprehje e mendjemadhësisë, një trillim dhe padrejtësi e madhe. Madje është një trillim që asnjë mendje nuk mund ta pranojë, e aq më tepër ata njerëz të cilët ishin mëse të informuar rreth gjendjes së Profetit (as.), sinqeritetit dhe çiltërsisë së tij të plotë. Ata e njihnin shumë mirë që ky Profet ishte një besnik i pashembullt dhe bamirës i pashoq. Pastaj është e pamundur që ai dhe ndonjë krijesë tjetër të mund të sjellë ndonjë Kur'an të tillë, i cili pa dyshim është fjala më e zgjedhur dhe më e lartë. Dihet mirë, gjithashtu, se Profeti (a.s) kurrë nuk është bashkuar me njëri që ta ndihmojë për një gjë të tillë. Këto janë thjesht fjalë të gënjeshtërta dhe të thëna padrejtësisht.

Në të vërtetë janë ata që bënë një padrejtësi të madhe dhe një shpifje

(të ulët). - Ndër fjalët dhe trillimet e shumta rreth Kur'anit është edhe ajo që ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë