Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 50

وَلَقَدْ صَرَّفْنَاهُ بَيْنَهُمْ لِيَذَّكَّرُوا فَأَبَىٰ أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا 50 ٥٠

Dhe, Ne, e kemi lëshuar (shiun) në mesin e tyre, për të medituar (dhuntinë e Perëndisë), por shumica e njerëzve i refuzojnë (të gjitha), përveç mohimit. (50)

Tefsiri

Ne e shpërndajmë atë

(shiun)

që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit. -

Edhe pse Allahu i Lartësuar u sjell krijesave këto shenja, që mund t’i shohin me shqisat e tyre dhe që mund t’i njohin ato hollësisht, edhe pse u ka bërë të mundur t’i shprehin Atij mirënjohjen dhe ta kujtojnë me adhurime, megjithatë shumica e krijesave nuk dinë gjë tjetër veç mohimit. Kjo ndodh për shak të moralit dhe natyrës së tyre të prishur dhe të përlyer.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë