Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 58

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحْ بِحَمْدِهِ ۚ وَكَفَىٰ بِهِ بِذُنُوبِ عِبَادِهِ خَبِيرًا 58 ٥٨

Mbështetu ti – në të Gjallin (Perëndinë), i cili nuk vdes, dhe lavdëroje (Atë) – duke i bërë falenderime Atij! Ai i di mjaftë mirë mëkatet e robërve të Vet. (58)

Tefsiri

Dhe mbështetju të Përjetshmit... -

Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi.

... që Jeton e nuk vdes kurrë... -

Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht.

... dhe madhëroje me lavdinë që i takon! -

Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta.

Dhe mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robërve të vet. -

Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë