Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَمْ يَخِرُّوا عَلَيْهَا صُمًّا وَعُمْيَانًا
dhe ata, të cilët, kur të përkujtohen me argumentet e Zotit të tyre, nuk binë para tyre, as të shurdhër as të verbër (por dëgjojnë e meditojnë); (73)
Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër. -
Kur Ai i urdhëron që të dëgjojnë urdhëresat dhe të marrin udhëzim prej tyre, ata: "...nuk u kthejnë shpinën si të shurdhër e të verbër." Pra, nuk ua kthejnë shpinën ose të mbyllin veshët. I Lartësuari thotë: "Argumentet Tona i besojnë veç ata të cilët, kur këshillohen me to, bien me fytyrë në tokë (bëjnë sexhde), e madhërojnë dhe lëvdojnë Zotin e tyre me tesbiĥ dhe ata kurrë nuk bëjnë kryelartësi." [Sexhde 15]. Pra, ata i pranojnë me respekt dhe mirënjohje porositë dhe urdhëresat e Zotit të tyre, duke treguar varfërinë dhe nevojën e tyre të madhe për to, përkushtimin dhe impenjimin për t’i zbatuar, dorëzimin e plotë për të jetuar sipas tyre. Ata i dëgjojnë me vëmendje të plotë dhe zemrat e tyre i kuptojnë kumtet e Allahut, prandaj atyre u shtohet imani dhe u forcohet siguria. Atyre u shtohet vullneti dhe forca për punë të mira dhe ndiejnë kënaqësi dhe lumturi me gjallërinë që fitojnë në besimin e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë