Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 116)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 116

قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ 116 ١١٦

Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë”. (116)

Tefsiri

Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë

(nga kjo që po bën)

, do të të vrasim me gurë.” -

Nëse nuk ndalesh nga ftesa jote për të adhuruar një Zot të Vetëm, "...do të të vrasim me gurë.” Do të të vrasim me mënyrën më të keqen, me gurë, ashtu siç vrasim qentë. Allahu i mallkoftë, sa e shëmtuar ishte kjo përgjigje! Këshilluesit të mirë e besnik, që ishte më i dhembshuri për ta sesa ata për veten e tyre, i dhanë me të keqen përgjigje që mund të mendohet. Atëherë, nuk është çudi që, pas forcimit të kufrit dhe teprimit me padrejtësitë e tyre, Nuhu të bënte një mallkim, që do t’i përfshinte ata nga çdo anë. Ai tha: “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Ndërsa këtu tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë