Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 152)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 152

الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ 152 ١٥٢

të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë, e nuk përmirësojnë (asgjë)”. (152)

Tefsiri

...që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë. -

Shkatërrimi i tokës me poshtërsi dhe nxitja e njerëzve për to ishte cilësia e tyre e pandashme dhe dalluese. Ata dinin vetëm të shkatërronin dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin mbartës së ligësisë. Ata ishin të përkushtuar në kundërshtimin e Profetit dhe ftonin në rrugët e humbjes, prandaj Salihu i paralajmëroi që të mos mashtroheshin prej tyre. Mbase këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë: "Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësonin." [Neml 48]. Sidoqoftë, këshilla e Profetit nuk u bëri dobi atyre dhe nuk e përfillën fare atë. Madje ata i thanë Salihut:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë