Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 15

قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ 15 ١٥

(Perëndia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do të vrasin, por) shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Na jemi me ju dhe dëgjojmë. (15)

Tefsiri

Allahu tha: “Kurrsesi! -

Jo, nuk do të mund t’ju vrasin. Ne do t’ju japim pushtet dhe argument të fortë, prandaj ata nuk kanë për t’ju kapur. Me ajetet e mrekullitë Tona, ju të dy dhe të gjithë ata që ju pasojnë do të jeni fitimtarë. Faraoni nuk mund ta vrasë Musain, me gjithë përçmimin dhe refuzimin e fortë për të dhe popullin e tij.

Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! -

Vazhdoni me provat, të cilat tregojnë për vërtetësinë tuaj dhe të shenjave që sillni nga Zoti

Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka. -

Unë ju ruaj dhe kujdesem për ju.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë