Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? (161)
Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Luti, i tha: “A nuk keni frikë
(Allahun)?” Unë jam një profet i besuar, i dërguar
(veç)për ju. Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Profeti i ftoi në mirësi dhe besim, por ata iu përgjigjën njëlloj si popujt e shkuar, që refuzuan profetët e tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre në kufër, prandaj ishin të ngjashme edhe fjalët e tyre në refuzimin e profetëve dhe mohimin e të vërtetës. Por këta të poshtër, përveç idhujtarisë, bënin edhe një poshtërsi që askush para tyre nuk e kishte bërë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë