Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 166)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 166

وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ 166 ١٦٦

e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”. (166)

Tefsiri
Nga të gjitha krijesat e kësaj bote, ju po shkoni pas meshkujve dhe lini mënjanë ato, të cilat Zoti juaj i krijoi si bashkëshorte për ju?! Ju jeni vërtet një popull që kalon çdo kufi

(të së keqes).” - Ata parapëlqenin marrëdhëniet homoseksuale, aq të ulët, të poshtër dhe të pisët. Ata nuk pëlqenin gratë e pastra dhe të mira, që Zoti kishte krijuar për ta, sepse ishin një popull që kishte kaluar çdo kufi në armiqësi e padrejtësi. Profeti i tyre vazhdoi t’i ndalonte nga këto poshtërsi, por ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë