Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 186)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 186

وَمَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا وَإِنْ نَظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ 186 ١٨٦

edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar; (186)

Tefsiri

Ti je veçse një njeri

(vdekatar)

, ashtu si edhe ne. Ne mendojmë se ti je një gënjeshtar! -

Ti nuk ke asnjë veçori dhe vlerë shtesë mbi ne, që të na ftosh për të pasuar rrugën tënde. Kjo është një fjalë e ngjashme me fjalët e popujve para dhe pas tyre, të cilët mohuan profetët e Zotit me dyshimet e tyre. Mohuesit vazhdimisht do të hedhin të tilla dyshime, a thua se kanë rënë dakord mes tyre. Duke qenë të ngjashëm në kufër dhe në zemra, ishin të ngjashëm edhe në dyshimet dhe kotësitë që paraqisnin. Profetët gjithmonë u përgjigjeshin: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”. [Ibrahim 11].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë