Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ
dhe, ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?” (19)
... dhe ti bëre atë veprën që ti e di. -
Është fjala për vrasjen e një kopti, kur Musait i kërkoi ndihmë një izraelit. Siç thuhet në një ajet: "Musai hyri në qytet pa u hetuar prej banorëve të tij dhe gjeti dy veta që po përlesheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. Kur izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, Musai e shtyu me forcë atë dhe ai vdiq. Ai (Musai)tha: “Kjo është prej veprave të shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.”. [Kasas 15]. Pastaj Faraoni i tha:E, pra, edhe ti je një mohues
(i të mirave që të kemi bërë). - Në atë kohë, edhe ti ishe në rrugën tonë të mohimit. Faraoni, si pa e kuptuar, e pranoi se rruga e tij është rruga e mohimit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë