Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 1

طسم 1 ١

Tâ, Sín, Mîm. (1)

Tefsiri

Ta, Sin, Mim. Këto janë ajete të Librit

(Kur’anit)

të qartë. -

Allahu i Lartësuar jep shenja që tregojnë madhështinë dhe vlerën e lartë të këtij libri të qartë dhe qartësues të gjithçkaje, i cili përmbledh brenda tij synimet e larta hyjnore dhe qëllimet kryesore e madhore të Sheriatit. Te çdokush që e lexon atë nuk mbetet asnjë dyshim për lajmet e sjella në këtë libër dhe asnjë pasiguri për ligjet e shkruara në të. Lajmet dhe dispozitat e tij janë shumë të qarta dhe sjellin kuptimet dhe kumtet më të bukura dhe plot vlera. Madje, gjykimet sillen të lidhura ngushtë me shkaqet dhe urtësitë pse janë ligjëruar. Profeti (a.s) i paralajmëronte njerëzit përmes këtij Kur'ani dhe i udhëzonte ata në rrugën e drejtë, sipas së cilës të adhuronin Zotin. Nga ky udhëzim përfitonin të devotshmit, që e respektonin ftesën dhe nënshtroheshin të punonin e jetonin sipas saj. Ndërsa ata që ishin shkruar si të dëshpëruar i kthenin shpinën ftesës dhe nuk denjonin as ta shihnin e kuptonin atë. Kur kjo ndodhte, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Ai trishtohej që ata nuk besonin Allahun, sepse dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë