Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ
A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë!? (204)
A mos po kërkojnë, vallë, shpejtimin e dënimit Tonë?! -
Mos kërkojnë që t’u shpejtohet dënimi? Ai është një dënim i dhembshëm, që nuk mund të shpërfillet dhe të përçmohet. Po çfarë i mashtroi këta të mjerë? Mos vallë kanë fuqi dhe energji për ta përballuar dhe duruar atë?! Apo kanë forcë e pushtet për ta larguar prej vetes, kur të zbresë, ose për ta ndaluar që të zbresë? Apo mendojnë se Ne nuk kemi forcë e pushtet për të bërë diçka të tillë?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë