Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 213)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 213

فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ 213 ٢١٣

Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen! (213)

Tefsiri

Prandaj, mos iu lut asnjë zoti tjetër përveç Allahut! Ndryshe, do të jesh prej të dënuarve! -

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij - dhe umeti duhet të marë shembull nga Profeti, - që të mos i luten askujt tjetër përveç Allahut. Asnjë krijese nuk lejohet t’i drejtohesh me lutje siç i drejtohesh Allahut. Allahu i Lartësuar na tregon se kjo e bën të merituar ndëshkimin e rëndë dhe të përhershëm, sepse ajo është vepër shirku. Allahu ka thënë: "Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." [Maide 72]. Dihet mirë rregulli që thotë: Ndalesa nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj. Pra, ndalimi nga shirku është njëkohësisht urdhër i prerë për sinqeritet në adhurimin e Allahut si një dhe të vetëm. Është urdhër që Allahu të jetë i vetmi të cilin adhurojmë me dashuri të plotë, frikërespekt dhe shpresë, duke iu nënshtruar dhe duke u penduar e kthyer tek Ai në çdo kohë dhe gjendje. Pasi e urdhëroi për të kompletuar dhe rregulluar vetveten, Allahu e urdhëroi për të rregulluar të tjerët:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë