Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ
E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju”. (216)
Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. -
Nëse ata nuk të binden për ndonjë çështje, mos i braktis dhe mos i këput marrëdhëniet dhe komunikimin me ta. Përkundrazi, sillu me butësi, dhembshuri e tolerancë. Largohu nga punët e tyre dhe qortoji, por jo të heqësh dorë prej tyre. Përpiqu me të gjitha mënyrat për t’i larguar nga e keqja dhe për t’i kthyer në të mirën. Ndihmoji që të pendohen. Kur Allahu i Lartësuar tha: "Ji i i butë me besimtarët që të pasojnë ty!", dikush mund të keqkuptonte këtë, duke menduar se duhet të jesh i kënaqur me besimtarët çfarëdo që të bëjnë ata, përderisa janë besimtarë. Por çështja nuk është kështu, prandaj Allahu tha: "Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. Kështu jepet një sqarim më i plotë për mënyrën e sjelljes me besimtarët, qoftë në rastin kur janë të bindur dhe bamirës, qoftë në rastin kur janë gjynahqarë. Allahu është më i ditur.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë