Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 217)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 217

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ 217 ٢١٧

Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin, (217)

Tefsiri

Mbështetu tek i Plotfuqishmi e Mëshirëploti, -

Ndihma më e fortë dhe e madhe për robin, që të plotësojë urdhëresat e Zotit, është mbështetja tek Zoti i tij dhe kërkimi i ndihmës nga Ai, që është Kujdestari dhe Mbrojtësi më i dashur. Allahu është më i Mëshirshmi dhe i Dashuri, që e ndihmon robin për të përmbushur urdhëresat. Allahu i Lartësuar urdhëron që vetëm Atij t’i mbështeten. Et-teuekul është mbështetja e plotë e zemrës tek Allahu i Lartësuar për të përmbushur të mirat dhe për t’u ruajtur nga të këqijat, me besimin e plotë se do t’ia arrish dhe me mendimin e mirë për Allahun se Ai do të të ndihmojë. Allahu është Krenari e Ngadhënimtari. Me krenarinë dhe pushtetin e Tij, ka vendosur që ta afrojë të mirën dhe ta largojë të keqen nga robi i Tij. Allahu është Mëshirëplotë, që me mëshirën e Tij e ndihmon robin të arrijë të mirat dhe të shpëtojë nga të këqijat. Pastaj Allahu i Madhëruar na kujton që të sjellim gjithmonë ndër mend afërsinë e Tij, që të mund të përmbushim në mënyrën më të mirë el istiane-n, pra, kërkimin e ndihmës nga Ai. Allahu na nxit që të ngrihemi në gradën e ihsan-it, duke e ndier mbikëqyrjen dhe afërsinë e Tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë