Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 219)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 219

وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ 219 ٢١٩

dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde, (219)

Tefsiri

Cili të sheh kur qëndron në këmbë

(për namaz)

dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde. -

Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë